

Etrit Berisha nuk i ka shpëtuar dot COVID-19. Portieri i përfaqësueses shqiptare ka rezultuar pozitiv pikërisht atëherë kur priste që t’i jepte fund karantinimit të detyrueshëm pasi kishte qenë pjesë e përfaqësueses shqiptare të futbollit në javët e kaluara
Pas ndeshjeve të kombëtares, kapiteni i kuqezinjve u kthye në Itali por nuk mund t’i bashkohej ekipit, pasi duheshin bërë 10 ditë karantinim i detyruar meqë vinte nga një “zonë e kuqe”. Gardiani qëndroi në banesën e tij dhe nuk ka pasur kontakte gjatë kësaj periudhe me skuadrën.
Dje ai kreu tamponin molekular për të treguar se nuk kishte infeksion dhe se mund të kthehej përsëri pranë ekipit. Por për fat të keq ai ka treguar se Berisha ka kontaktuar COVID-19 dhe rezulton pozitiv, siç e konfirmoie dhe vetë klubi, ndaj tashmë duhet të izolohet plotësisht për të evituar edhe përhapjen e mëtejshme të virusit te familjarët e tij.
Një lajm i keq për portierin që duhet të qëndrojë disa javë të tjera pushim, me shpresën që të kalojë gjtihçka pa pasoja shëndetësore e sidomos në një periudhë kur ai po kalonte një formë të shkëlqyer me klubin e tij duke e ndihmuar që të kthehej sa më shpejt në kreun e Serisë B, ku është pretendent për ngjitjen në elitë. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Leave a Comment