Avokati i infermieres zbulon prapaskenat: Nuk lejohej në dhomën e Maradonës, ai përplasi kokën

Vdekja e Armando Maradonës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Argjentinë, ku duan të kuptojnë se pse legjenda e futbollit botëror u la në ditët e fundit pa ndihmë mjekësore dhe u nda nga jeta pa e kuptuar askush. Avokati i infermieres Gisela Madrid, ajo që ishte në shërbim në ditën kur ndodhi ngjarja tragjike, ka dalë sot para mediave dhe ka dhënë versionin e saj, duke treguar disa nga prapaskenat e asaj që ndodhte në shtëpinë e Maradonës.

“Pak ditë para se të vdiste, Maradona u rrëzua dhe përplasi kokën. Ka goditur tokën me anën e djathtë, të kundërtën e pjesës ku bëri operacionin. Ata e ngritën menjëherë, por askush nuk telefonoi në klinikë. Sigurisht, vendimi duhej marrë nga Maradona, por ai nuk ishte në gjendje që të merrte një vendim të tillë vetë”, tha avokati Rofolfo Bake.

“Mendoj se Maradona u kurua për varësinë ndaj alkoolit, por është harruar gjendja e zemrës së tij. Ai kishte 115 rrahje në minutë dhe në ditën para se të vdiste, ai kishte 109 rrahje. Por të gjithë e dimë që një i sëmurë nga koronaret nuk mund të ketë më lart se 80 rrahje. Trupi i tij ishte i sforcuar, por nuk iu dha asnjë ilaç për ta ndihmuar”, vijoi ai duke shpjeguar më pas edhe ditën e fundit dhe pse infermierja nuk kishte asnjë faj në këtë mes. “Maradona nuk ishte në gjendje të vendoste për asgjë, Pas rrëzimit ka qëndruar vetëm tre ditë në dhomën e tij, pa u takuar nga askush dhe pa u ndihmuar. Klientja ime ka filluar të punojë me Diegon vetëm 10 ditë para vdekjes së tij por asnjëherë që pas ditës së parë nuk mund të asistonte personalisht Maradonën. Ishin n psikiatrët ata që e ndihmonin. Kështu, klientja ime i jepte ilaçin psikiatrit apo familjarëve dhe ata më pas ia jepnin Maradonës. Por infermierja, e cila duhej të ishte ajo që duhej të kujdesej për Maradonën, qëndronte gjithmonë jashtë dhomës”, ka treguar avokati. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al