

Klubi i Anderlehtit në vitet e fundit ka pësuar shumë ndryshime dhe një rënie të ndjeshme të rezultateve, aq sa e ka të vështirë që të përfshihet në luftën për titullin kampion. Afrimi i Vinsent Kompani për rolin e trajnerit-lojtar nuk ka dhënë frytet e duhura dhe tashmë ish-kapiteni i Belgjikës është vënë në diskutim nëse duhet të vazhdojë apo jo në këtë projekt.
Por një person që i ka dale në mbrojtje atij është Besnik Hasi. Ky i fundit e njeh shumë mire nga ditët kur të dy vishnin fanellën e kësaj skuadre, para se Kompani të niste rrugëtimin e suksesshëm që e bëri edhe kapiten të një klubi si Mançester Siti. Hasi është plotësisht i bindur për aftësitë e Kompani e për këtë arsye, i ka nxitur të gjithë që të vazhdojnë të besojnë te ai.
“Ëndrra e tij për t’u bërë trajner ishte shumë e madhe. Nga pikëpamje taktike ai është fantastik. Kanë qenë disa javë të vështira për Anderlehtin, por Kompani nuk dorëzohet kurrë”, ishin fjalët e Hasit, i cili drejtoi vetë Anderlehtin drejt titullit kampion. Mediat belge kanë zbuluar se kur Konpani erdhi fillimisht te Anderlehti, i kërkoi Hasit që ta shoqëronte në këtë aventurë të re. Por trajneri shqiptar e refuzoi këtë mundësi, pasi preferonte që të vazhdonte të ishte trajner i parë. /vipsport.al/
more recommended stories
Skandal racizmi në Bundesligë, lojtarët quajnë “afgan m***” futbollistin e Gjermanisë
Union Berlin ka mundur sot me.
“Do zhvishem po fituam derbin”, aktorja italiane mban premtimin pas suksesit të Lacios
Ana Falki ka mbajtur premtimin që.
“Fito derbin, ke gati kontratën e re!”, propozim interesant për Inzagin
Derbi i kryeqytetit në Itali mes.
Morata: U riktheva për të luajtur me Ronaldon dhe Dibalën, Lukakut do i kërkoj fanellën
Alvaro Morata është rikthyer këtë sezon.
Leave a Comment