1 fitore në pesë javë, Martini gjen alibi: Jorgji na penalizoi, Vila nesër me ekipin

Edi Martini dhe Teuta nuk janë në rrugë të mbarë. Durrsakët janë ende larg asaj skuadre që në Durrës e presin. Një fitore me Tiranën në pesë javë është shumë pak duke ditur synimin titull që kanë në Durrës. Pas ndeshjes në prononcimin në “Gol pas goli në “Supersport”, Edi Martini ka pohuar: “Edhe mund ta fitonim, edhe ta humbnim. Bëmë një pjesë të parë ku patëm rastet tona e Bylisi të vetat. Luajtëm hapur, me shumë sulmues, por nuk shënuam. Në momentin më të mirë në pjesën e dytë u ndëshkuam dhe mbetëm me një lojtar më pak. Edhe pse u mbrojtëm mirë, kërkuam të shënonim, por nuk ia dolëm”.

“Është fakt që vihet re që krijojmë raste për të shënuar e nuk ia arrijmë, duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt, të jemi më afër portës e kur na jepet mundësia të jemi më të qetë.  Erdhëm në Ballsh me synime për ta fituar ndeshjen, futëm sulmuesa. Skuadra e Bylisit na rrezikoi në pjesën e parë majtas, ishim të vetëdijshëm. Por preferoja të sulmonin. Lamë disa hapësira, por duhej të bënim më mrië para protës”.

“Eneas nuk i ecën me Durrësin, nuk e di pse po nuk ka fat. Na ka dhënë një të verdhë të dytë, por mendoj se shumë kohë më parë ishte një e verdhë për Bylisin e falur. Trajneri kundërshtar bravo i qoftë e ndërroi, por Bylisi duhej të ishte me të kuq para ndesh”.

“Është e qartë që prtshëmria është më e madhe. Edhe në stëvitje kur e diskutojmë e pranojmë. Ne realisht i shohim mundësitë tona, me Jorgjin thashë që përse nuk ia dha. Por u bë e dista herë, me Skënderbeun nuk na jepet penallti, edhe sot. Janë shumë gjëra të rastësishme. Shihni rastin e të verdhës së dytë, duehj të dilte q ënë minutë të 15. Këtu ëhst ëme dy standarte. Këto janë episode që të heqin pikë e pastaj hajde e merre. Duhet ta shohin edhe arbitrat. Jam i sigurt që është pa dashje. Por tonit ia dha pas 40 sekondave, kurse lojtarit të Bylisit nuk ia dha para syve. Ne këto na kushtojnë se jemi ekip për të luajtur për titull, por duke na hequr pikë këtu e atje, vështiresitë do të jenë më të mëdha”.

“Të gjitha ndeshjet janë jashtëzakonisht të forta, të gjtihë mbrohen mirë e kundërsulmojnë, nuk ka sfidë që mund të thuash e fitoj. Por e kam thënë që ndaj çdo kudnërshtari do të luajmë për tri pikët e fusha është ajo që vendos. Vila? Nesër do të jetë në stërvijt”,-tha Martini pas barazimit në Ballsh.

/Vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al