sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Vazhdon afrimi i talenteve, Apolonia firmos me mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës

Apolonia ka arritur të ndërtojë një skuadër simpatike me djem të rinj, që luajnë bashkë prej vitesh dhe arrijnë të prodhojnë futboll cilësor. Së fundmi ata mundën Tiranën në një miqësore në “Selman Stërmasi” me shifrat 0-2. Megjithatë, trajneri i fierakëve këmbëngul se duhet ndërhyrje në merkato dhe klubi ka vendosur t’i afrojë një qendërmbrojtës.

Imran Fetahi është lojtari më i ri i Apolonisë. Vazhdon strategjia me afrimin e talenteve, pasi Fetahi është vetëm 18 vjeç, por ka treguar një nivel shumë të lartë, duke qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtares së Maqedonisë U18. Prej ditësh ai stërvitej në Fier dhe së fundmi klubi ka vendosur ta afrojë.

Fetahi më parë ishte pjesë e Shkëndijes së Tetovës, por pa arritur të zërë vend në ekipin e parë. Apolonia ka vendosur që Fetahi fillimisht të luajë me ekipin U19 për të qenë një vlerë e shtuar, pasi ata do të përfaqësohen në UEFA Youth League për herë të parë. /vipsport.al/