sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Luan prej vitesh në vendin tonë, Dinamo zyrtarizon ish-bomberin e Partizanit

Dinamo vazhdon me afrimet në merkato. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme Mustafa Xhixhiua. 24-vjeçari kamerunas luan si sulmues dhe ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në vendin tonë, ku është aktivizuar me ekipe si Partizani, Burreli, Bylis dhe sezonin e fundit me Erzenin (8 gola).

NJOFTIMI I DINAMOS DHE FJALËT E PARA TË XHIXHIUAS:

“Sulmuesi që kishte arritur akord paraprak me drejtuesit, sot ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit ku ka firmosur në prani të administratorit Barushi, kontratën që e bën pjesë të Dinamos në sezonin e ri.

Djidjiëa ka marrë besimin e presidentit Pontrelli, me objektiv shpalljen si golashënues i kategorisë dhe duke bërë të mundur edhe objektivin kryesor të klubit, ngjitjen në Superiore.

Vetë sulmuesi në fjalën e tij u shpreh: “Projekti ambicioz më bëri që të pranoj këtë mundësi dhe të vij në një nga 3 klubet më historike të Shqipërisë. Do të jap më të mirën time për të arritur objektivat.”