sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO: Episod i rrallë në futbollin gjerman, shoku i Gjasulës ngjitet në tribunë dhe godet tifozin

Mbrëmjen e djeshme skuadra e Hamburg, ku aktivizohet Klaus Gjasula (luajti gjithë ndeshjen) pësoi një humbje të dhimbshme me shifrat 4-1 ndaj skuadrës së Dinamo Drezden, duke u eliminuar që në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Kjo disfatë i thellë ka irrituar jo pak lojtarët dhe stafin e Hamburg, duke qenë se konsideroheshin si favoritë.

Përtej faktit se dominuan në statistika duke goditur 20 herë drejt portës, Drezden u tregua më efikase dhe në katër herë që gjuajti në portë, shënoi po aq gola. Irritimin pas ndeshjes e ka treguar më shumë mbrojtësi i Hamburg, Toni Leistner. Gjiganti i prapavijës në fund të ndeshjes ka lënë fushën e lojës dhe është ngjitur në tribunë, duke iu afuar një tifozi dhe e shtyrë atë, duke e hedhur në tokë.

Një episod që ka ngjallur reagimin edhe të tifozëve të tjerë që e kanë ndarë nga tifozi, por edhe e kanë shtyrë 30-vjeçarin. Ai pas këtij episodi pretendoi se e kishin provokuar, duke përmendur sharje rreth familjes. Megjithatë, pritet që Leistner të marrë një dënim shembullor për këtë veprim. Një gjest të përafërt, por më pak të dhunshëm e bëri Erik Dajer muaj më parë në një ndeshje te Totenhem. /vipsport.al/