sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Verner suprizohet nga mbrojtësit në Premier League: Jam i befasuar, ishin vërtet shumë të mëdhenj

Timo Verner debutoi në mbrëmjen e djeshme me Çelsin, teksa u transferua këtë verë nga Lajpcigu. Për sulmuesin ka shumë pritshmëri duke qenë se në Bundesligë ka shënuar shumë gola, megjithatë gjermani do të kërkojë kohën e vet të ambientimit pasi në Premier League luhet një futboll tjetër.

Këtë e pranoi edhe vet Verner teksa pas ndeshjes u shpreh i befasuar nga mbrojtësit të cilët ishin shumë mirë fizikisht, duke ia vështirësuar jetën futbollistit.

“Është një futboll i ndryshëm. Nuk isha përballur më parë me mbrojtës kaq të gjatë, ata ishin vërtet të mëdhenj. Por, loja për mua është vërtet argëtuese sepse ka hapësira dhe kështu unë mund të vrapoj shumë”, u shpreh Verner. /VipSport.al/