sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vazhdojnë lëvizjet te Teuta, zbarkojnë në Durrës dy talente

Teuta është munduar të mbajë grupin e sezonit të shkuar dhe të mbyllë ato hapësira që kanë lënë largimet e lojtarëve si Hreljiç, Çyrbja apo Kallaku. Së fundmi mësohet se merkatoja në hyrje te Teuta do të vazhdojë. Skuadrës do i bashkohen dy lojtarë të rinj me mjaft të ardhme dhe që kanë treguar vlera të mëdha në Kategorinë e Parë sezonin e shkuar.

Ledjon Xhymerti prej ditësh stërvitet me skuadrën e Teutës dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet si afrimi i ri i merkatos së durrsakëve. 20-vjeçari aktivizohet si mesfushor i avancuar dhe është një nga golashënuesit më të mirë të Ilirisë në sezonin e shkuar me shtatë gola në 26 ndeshje të luajtura.

Talenti i lindur në Greqi do provojë të mbulojë sa mundet hapësirën e madhe të lënë nga Kallaku në mesfushën e Teutës. Sigurisht që do i duhet kohë për të ardhur në nivelin e pritur, por sezonin e shkuar Xhymerti ka treguar se talenti nuk i mungon.

Brendon Smajli pritet të jetë një tjetër afrim te Teuta. 21-vjeçari është në pronësi të Vllaznisë, teksa nuk dihet nëse kontrata e tij është mbyllur me shkodranët. Sezonin e fundit Smajli ka luajtur si i huazuar te skuadra e Veleçikut. Mesfushori nuk arriti të ketë shumë minuta në dispozicion, teksa në nëntë ndeshje shënoi dy gola. /vipsport.al/