sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të gjithë duan ish-kapitenin shqiptar të Fiorentinës, oferta nga Seria B dhe C

Mesfushori shqiptar Erald Lakti është gati për të hedhur hapin e radhës në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar i cili ka spikatur që në moshë të re në radhët e akademisë së Fiorentinës, ku ka qenë edhe kapiten i ekipit të të rinjve, tashmë po provon të shpërthejë mes profesionistëve.

Në edicionin e fundi ai ishte në titullar në radhët e klubit të Gubios, në Seriën C italiane duke treguar se është në gjendje që të luajë mes profesionistëve. Kjo ka shtyrë klubin e Gubios që të kërkonte përsëri qëndrimin e Laktit dhe huazimin për një tjë tjetër sezon nga Fiorentina.

Por klubi i Serisë C nuk është i vetmi, pasi ka edhe skuadra të tjera të interesuara si Avelino e Padova që kërkojnë shërbimet e tij në këtë kategori- Megjithatë, ofertat kanë ardhur edhe nga Seria B, ku Kozenca e Rexhiana janë gati t’i ofrojnë një fanellë mesfushorit shqiptar. Të gjitha janë mundësi të rëndësishme për të ardhmen e mesfushorit i cili ka luajtur më parë me Shqipërinë U19, e shpreson që të veshë fanellën kuqezi edhe me ciklin e ri me Shpresat. /vipsport.al/