sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tani është zyrtare, Vedat Muriqi është një futbollist i Lacios

Vedat Muriqi është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Lacios. Pas dy ditësh ku ai kreu të gjitha vizitat mjekësore dhe u negociua në çdo detaj marreveshja për kalimin nga radhët e Fenerbahçes, klubi italian zyrtarizoi marrëveshjen mes palëve, duke e prezantuar Muriqin si pjesë e ekipit.

Lojtari ka firmosur për 5 vite me klubin e Lacios, ku do të mbajë fanellën me numrin 94. Sipas mediave italiane, vlera e transferimit është 18 milionë euro që do t’i paguhen menjëhërë Fenerbarhçes, me 2,5 milionë euro bonuse dhe 5% të vlerës së kartonit të tij që do të mbetet te klubi turk për shitjen e radhës.

Ndërkohë, edhe pagesa e sulmuesit të Kosovës është mjaft e lartë, pasi ai paguhet tashmë si një yll i futbollit në Itali. Muriqi do të përfitojë 2,2 milionë euro në sezon në radhët e klubit italian, duke qenë zyrtarisht futbollisti më i paguar në përfaqësuesen e Kosovës. /vipsport.al/