sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Skënderbeu si “trampolinë”, Liçi: Presidenti Takaj ka kërkuar që në filozofinë e klubit të jetë përkrahja e talenteve

Gentian Liçi dhe Erjon Llapanji, dy ish-lojtarë të skuadrës së Skënderbeut në Superiore, por jo vetëm do të jenë ndihmësat e Ahmatajt në këtë sezon te skuadra bardhekuqe. Gentian Liçi, natyrisht që ka eksperiencë tashmë pasi ka punuar edhe me Shehin, apo dhe me Ilir Dajën në sezonin e shkuar si zv.trajner në skuadrën e qytetit, që e spikati edhe si sportist.

Liçi në një prononcim për “Rtshsport”, ka pohuar se: “Skuadra po punon dhe po testohen shumë lojtarë në këtë periudhë. Presidenti na ka dhënë besimin dhe ne jemi të bindur, se Skënderbeu do të jetë dinjitoz edhe në sezonin e ardhshëm. Ne kemi besim, duke parë grupin e lojtarëve, ku nuk mungojnë lojtarët me eksperiencë, por edhe të rinjtë e talentuar. Presidenti e ka thënë se ka politikat e veta ai dhe klubi, duke iu dhënë më shumë hapësira lojtarëve të rinj”, – tha zv.trajneri i korçarëve, Gentian Liçi.

Korçarët edhe pse nuk kanë bindur me rezultate në ndeshjet miqësore, kanë pasur si qëllim që të testojnë lojtarët e ardhur në provë që kanë qenë të shumtë, ndërsa merkato vazhdon dhe synohen që të afrohen lojtarë të talentuar që kanë luajtur në Shqipëri, por edhe të huaj…

E.S./Vipsport.al/