sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shyti: Bojkoti është vendim i FSHF, jo i Ligës. Gabojmë nëse mendojmë se katër pika shpëtojnë futbollin

Drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti, është kundër bojkotit, edhe pse klubi durrsak i është bashkuar vendimit të Ligës për të  mos filluar kampionatin. Në “Procesi Sportiv” ai deklaroi se ky bojkot nuk ishte prodhim i klubeve, por i FSHF-së.

“Liga duhet të gjenerojë para, jo bojkot. S’më pëlqeu. Mund ta bënin prezent në forma të tjera. Kjo është forma më e papërshtatshme për t’u prezantuar.

Nëse do të zgjidheshin problemet me bojkot, do të mbyllej bojkoti pas dy vitesh. Edhe kërkesa me përqindjet e sponsorizimit është në ajër. Sepse ligji i vitit 1994, që ka mbaruar në vitin 2008, thotë kundër asaj që pretendon Federata. Ai që sponsorizon nuk ka të drejtë të përfitojë nga ligji i sponsorizimit. Këta s’e kanë lexuar ligjin aktual. Këta duan para sot, jo ndryshim ligjor. Për mua nuk dinë ta kërkojnë ndryshime. Baza është ligjore është me probleme. Juristi i federatës nuk e dinte që 5% shumëzim për 3, nuk e dinte që ishte e miratuar. Nuk zgjidhet që Liga të kërkojë leje në Federatë. Nuk është vendim i Ligës, është i Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së.

Baza ligjore duhet të jetë që jo 48 kryetarë bashkish të jenë në FSHF. Kryetarët e bashkive japin para. Si mund të hapësh luftë me qeverinë kur pushteti lokal të mban 70% të futbollit? S’mund të hysh në bojkot me superstrukturën pa ndryshuar strukturën. Është strukturë amfibe. Kur thotë kryeministri nuk di asgjë, kjo është qasje pa produktivitet. Le të vazhdojnë të thotë. Për mua, ai 6% duhet bërë zero.

Nuk ka investim në futboll se nuk merr vlerë të shtuar. Kompania lep para si donacion, por nuk është se fiton në imazh. Nëse ne mendojmë që zgjidhet problem i futbollit me katër pika, është njëlloj sit ë fusësh kokën në rërë si struci”, tha Shyti. /vipsport.al/