sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Olsi Rama, mes futbollit e familjes: Bojkoti është masë ekstreme, edhe Edi është me sportin

Olsi Rama ka qenë një nga të ftuarit në studion e “Procesi Sportiv” ku ka folur për situatën aktuale në vendin tonë sa i përket bojkotit të futbollit. Duke ngritur pikëpyetjet e tij rreth situatës, Rama ka shpjeguar qëndrimin e tij delikat në mes të komunitetit të futbollit dhe familjes, duke qenë vëllai i kryeministrit që Liga kërkon ta bindë në tavolinë bisedimesh.

“Jam me sportin. Jam me futbollin. Unë këtu kam ardhur si drejtor i Partizanit, por përpos këtij edhe si dashamirës i sportit. Më intereson më shumë axhenda sesi sporti mund të ndihmohet.

Bojkoti është një masë ekstreme. Çështja është pse në këtë moment dhe pse e merr Superliga këtë vendim, për arsye se lligji ka të bëjë me sportin e jo vetëm futbollin. Kërkesat e ngitura, të famshmet ju i dini. Unë mendoj që duhet të bëhet më tepër me sportin, për futbollin si palë e interesuar. Futbolli është një biznes i dështuar në Shqipëri. Një ligj është aprovuar mbi sponsorizimet. Mbase 2 klubet e Superligës duhet të preokupohen për këtë punë sepse janë SH.A. se ata përjashtohen nga sponsorizimi. Ndërsa është miratuar një pjesë. Kjo mund të hapi derën për intereset e bizneseve që mund të venë emrat në fanellë të ekipve e mund të jetë ndihmesë. Edhe vetë Liga duhet të informohet më tepër mbi zhvillimet se unë nuk isha vënë në dijeni. Duhet parë se nëse ka kërkesa, duhet t’i bëjmë e të shohim si është impakti e interesi e si do kthehet investimi i taksapagueve në të mirën e tyre.

Në fakt në mbledhjen që u bë ditën e shtunë unë mungoja, nuk ishte as presidenti Demi. Është vendosur që të vazhdojë bojkoti të paktën edhe javën e ardhshme, është propozuar që ekipet të dalin në fushë dhe të protestojnë. Më vjen keq për Vllazninë që duhet të shkojë deri në Korçë, të harxhojë lekët e karburantit e hotelit e pastaj të kërkojë më shumë. Kam hallin e Vllaznisë se nuk ka lekë.

Kjo pjesa e tatimit ka të bëjë me formalizimin e tregut. Pika më kryesore është kjo e sponsorizimit se është mënyra si mund të afrojmë biznesin te sporti. Tani për tani asnjë sport nuk është produkt i shitshëm. Asnjë biznes nuk ka ndonjë interes përveç njohjeve personale për të investuar në sport. Në qoftë se pjesa e sponsorizimeve do të jetë e mjaftueshme, atëherë nuk do të jetë problem për të fshehur pagat. Deri në këto momente flasim për sponsorizime shumë të vogla e lekë të familjeve të presidentëve që investojnë. Janë lekë të fituara me djersë ndaj sakrificën që bëjnë për futbollin është shumë e rëndësishme, dhe vetmohuese se marrin mbrapsht vetëm një kënaqësi të vogël. Koço është viti i parë që solli në Superligë Apoloninë për sa kohë që jam unë. Është klub i priviligjuar se ka një kompleks sportiv shumë të mirë.

Është i rëndësishëm debati i formalizimit të futbollit. E dimë përpjekjen e UEFA-s për Fair-Play-in financiar. Partizani në kushtet që jemi paguan katërfishin në krahasim me të tjerët. Është e rëndësishme të bëhet transparenca, të dihen bilancet dhe buxhetet e klubet. E kuptoj interesin e komunitetit që të ketë më shumë ndihmë financiare.

Gaz Demi është negociator shumë i zoti. Edhe Gaz Demi është me Edin, sepse Edi vetë është me sportin. Tani nga pozita e vëllait dua të kujtoj edhe një herë investimet e mëdha që janë bërë si asnjëherë dhe mbështetjen që ka marrë sporti në këto vite.

Dënimi i Partizanit është një non sens juridik. Ne jemi dënuar nga FIFA që të mos bëjmë merkato për 2 dritare dhe ndërkohë që gjyqtari i KAS-it arriti në përfundimin që nuk provonim dot dëmin që i krijohet skuadrës nga mbyllja e merkatos. Mbase duhet të kishim bërë punë më të mirë juridike. Merret i mirëqenë fakti që kur je i dënuar ka një dëm.

Pikë së pari, Daja ka ardhur te një klub i madh. Përpara se të mësohej vendimi, në diskutimin e bërë me trajnerin, i morëm parasysh të gjitha gjërat, pavarësisht se besonim te kthimi i vendimit. Partizani e ka forcën për t’u përballur denjësisht. Objektivi jonë është që ekipi të mësojë të luajë futboll në mënyrën e duhur”, tha Rama. /vipsport.al/