sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndryshim strukture në Kategorinë e Parë, e Dyta mund të jetë me tri grupe!

Bojkot për shkak të mosplotësimit të kërkesave apo për shkak se klubet nuk janë ende gati që të fillojnë sezonin?! Kjo mbetet për t’u parë, por nuk mungojnë as manovrat e FSHF-së. Kështu, mundet që në sezonin e ri, Kategoria e Parë të bëhet edhe me një grup të vetëm, madje me 14 skuadra, duke qenë se disa prej tyre nuk plotësojnë kushtet.

Nuk kanë fusha, por as finaanca që të përballojnë garën e si rrjedhojë mund të mos licencohen…

Por, ndryshime pritet që të ndodhin edhe në Kategorinë e Dytë, që mendohet të nisë në javën e parë të tetorit. Kategoria e Dytë ka probleme edhe më të theksuara, me lojtarë që paguhen edhe me honorare madje, dhe jo me rroga, përjashto 3-4 skuadra! Të tjerat mbeten “thatë”.

Për të minimizuar shpenzimet, FSHF mund ta ndajë në tri grupe Kategorinë e Dytë, një Grup Veriu, një në Shqipërinë e Mesme dhe një në Jug, në mënyrë që skuadrat të shmangin distancën e largët…

E.S./Vipsport.al/