sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mezani: Çyrbja është i fundit për sivjet, ju tregoj pse e “mbusha” Gjilanin me shqiptarë

Gentian Mezani prej marsit të vitit të kaluar është në krye të Gjilanit dhe ka mundur ta rrisë skuadrën dhe ta bëjë kandidate kryesore për titullin kampion. E veçanta e tij është se e ka përqëndruar merkaton në Superiore, duke marrë disa nga lojtarët kryesore të ligës së Shqipërisë.

Këtë merkato ai zgjodhi Arbër Çyrbjen dhe Enea Koliçin, teksa edhe emra si Progni e Veliu luajnë prej kohësh atje. Mezani në një intervistë për mediet kosovare tregon arsyen e kësaj zgjedhje dhe objektivat e Gjilanit për sezonin e ri.

MERKATO- “Arbër Çyrbja është lojtari i fundit që i bashkohet ekipit tonë para fillimit të sezonit. Besoj se me të jemi të kompletuar. Kemi marrë lojtarë për të forcuar pikat ku ishim më të dobët dhe mendoj se kemi bërë përforcimet e qëlluara, pasi në këto pozicione kam kërkuar të forcohemi. Mund të them se jam i kënaqur me merkaton dhe tani na mbetet që të dëshmojnë në fushë nëse janë të duhurit, ndonëse jam i bindur për këtë”.

MERKATO NË SUPERIORE- “Fokusi primar ishte tek lojtarët e Kosovës, sepse e njohin më mirë futbollin kosovar, por numri i atyre që ishin të lirë ishte shumë i vogël sepse të tjerët kishin kontrata me klubet. Për shkak se marrëveshjet nuk u arritën, atëherë u kthyem nga tregu i Shqipërisë.

Futbollistët që i kam sjellë i njoh mirë dhe cilësia e tyre nuk vihet në dyshim. Kjo edhe është arsyeja që kemi sjellë kaq shumë lojtarë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe deri më tash jemi të kënaqur me atë çfarë kanë treguar në fushë”.

OBJEKTIVI- “Fillimisht pres të aplikojmë një lojë të bukur. Mund të them se Gjilani tashmë ka krijuar identitet dhe synimet i ka të mëdha. Në sezonin e ri objektivi është kreu i tabelës, dalja në Evropë pse jo edhe titulli i kampionit”. /vipsport.al/