sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mesi shoqëron Ronaldon si miliarder, zbulohet lista me yjet më të paguar të sezonit të shkuar

Futbolli është një pasion i madh për djemtë e vegjël, por edhe një ëndërr për tu bërë i pasur. Kjo lojë ka një përfshirje masive dhe është shndërruar në një qarkullim të madh të ardhurash, teksa profesioni i futbollit është padyshim një nga më të paguarit në glob.

Revista “Forbes”, e specializuar për të nxjerrë në pah të gjithë të pasurit e globit dhe për të analizuar financiat e tyre, së fundmi ka zbardhur raportin mbi lojtarët më të paguar të globit për sezonin e shkuar. Raportohet se Leo Mesi ka mundur të grumbullojë më shumë të ardhura, plot 126 milionë euro brenda një sezoni.

9 milionë pas tij është Kristiano Ronaldo, i cili tashmë nuk është futbollisti i vetëm milarder i historisë, pasi është arritur muajin e fundit nga Leo Mesi, ashtu siç pritej të ndodhte, pasi “Pleshti” ishte vetëm disa milionë euro larg të qenit futbollisti i dytë në histori, që arrin të bëhet miliarder.

E ardhme e sigurt për të dy yjet e futbollit, që përveç se fitojnë shumë me pagat dhe sponsorizimet, arrijnë t’i administrojnë shumë mirë paratë, duke hapur bisneze gjigante dhe mos harxhuar për shpenzime të panevojshme, që do i jepnin një goditje financave të tyre, siç ka ndodhur më parë me yje të tjerë. /vipsport.al/

LISTA E LOJTARËVE MË TË PAGUAR PËR SEZONIN E SHKUAR:

1. Lionel Mesi (Barcelona) – 126 milionë dollarë
2. Kristiano Ronaldo (Juventus) – 117 milionë dollarë
3. Nejmar (PSG) – 96 milionë dollarë
4. Kilian Mbape (PSG) – 42 milionë dollarë
5. Mohamed Salah (Liverpul) – 37 milionë dollarë
6. Pol Pogba (Mançester Junajtid) – 34 milionë dollarë
7. Antuan Grizman (Barcelona) – 33 milionë dollarë
8. Garet Bejl(Real Madrid) – 29 milionë dollarë
9. Robert Levandovski (Bayern Mynih) – 28 milionë dollarë
10. David de Gea (Mançester Junajtid) – 27 milionë dollarë