sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Menaxheri lumturon tifozët e Interit: Lautaro Martinez qëndron këtu!

Lautaro Martinez nuk lëviz nga Interi. Ky është lajmi i mirë që kanë marrë sot tifozët zikaltër, të cilët ishin në ankth pas lajmeve të përhapura në ditët e fundit se sulmuesi argjentinas kishte nisur bisedimet jo vetëm me Barcelonën, por edhe me Real Madrid.

Karlos Beto Jakue, menaxheri i futbollistit, ishte sot i pranishëm në zyrat e klubit dhe mendohej se do të diskutonte me zikaltërit mundësinë që të transferohej në Spanjë. Por në  largimin nga kjo mbledhje, ai ka folur për reporterët e pranishëm duke siguruar që një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Ishte një vizitë kortezie. E gjitha këtu, vetëm kaq. Real dhe Barcelona? Asgjë, Lautaro qëndron këtu te Interi”, deklaroi ai para gazetarëve, duke qetësuar për momentin tifozët e Interit. /vipsport.al/