sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Më në fund zyrtare, Ardian Ismajli prezantohet në klubin e Serisë A

Pritja merr fund, edhe Ardian Ismajli i shtohet kolonisë së madhe të shqiptarëve në Serinë A, ku tashmë është sistemuar thuajse e gjithë prapavija kuqezi. Ismajli gjendej prej ditësh në Itali ku kishte gjetur akordin me klubin e sapongjitur në elitë, Specia, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i marrvëeshjes mes palëve.

Ismajli ndiqej me interes në Itali dhe shumë klube e kishin konrtktuar mbrojtësin. Por ai nisi bisedimet me Specian dhe akordi me klubin u sigurua që kur Ismajli udhëtoi deejt Shqipërisë për t’iu bashkuar kombëatres, edhe pse më pas u dëmtua dhe u desh të largohej nga grumbullimi. Ai udhëtoi drejt Italisë dhe pas riaftësimiti kaloi vizitat mjekësore. Sot erdhi lajmi zyrtar i transferimit të tij te klubi italian nga radhët e Hajduk Split.

Ismajli ka firmosur për tre vitet e ardhshme te Specia, duke shpresuar që të ndjekë gjurmët e Amir Rrahmanit, i cili vetëm pas një viti në Serinë A, gjeti akordin me një skuadër të madhe si Napoli. /vipsport.al/