sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lajm fantastik për Dritën pas gjithë peripecive, ekipi është negativ për Covid-19

Klubet kosovare kanë hasur shumë vështirësi në ndeshjet në Europë për shkak se kanë rezultuar pozitivë disa lojtarë para ndeshjeve. Një nga klubet, që e vuajti këtë pjesë ishte Drita, e cila u eliminua në finalen e miniturneut, që të dërgon në eliminatoret e Champions League vetëm për shkak se disa lojtarë rezultuan pozitivë me Covid-19.

Tashmë Drita luan në raundin e dytë eliminator të Europa League dhe lajmi i mirë është se gjilanasit nuk janë të infektuar me Covid-19. Ata do të luajnë ndaj Sileks pas dy ditësh dhe dje i janë nënshtruar testeve për Covid-19, ku kanë rezultuar të gjithë negativë, duke shkuar të qetë në Maqedoninë e Veriut për të sfiduar vendasit e Sileks.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediet kosovare drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i cili zbulon se testet janë kryer në Durrës. “Dje në mëngjes jemi testuar i gjithë ekipi këtu në Durrës dhe nga rezultatet e marra sot, i gjithë ekipi ka rezultuar negativë për Covid-19”, mësohet të jetë shprehur ai për mediet dardane. /vipsport.al/