sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kuman këmbëngul për të besuarin e tij, sulmuesi një hap larg Barcelonës pas telefonatës me trajnerin

Ronald Kuman ka kërkesat e tij në merkato të cilat janë të panegociushme. Trajneri holandez ka qenë i vendosur prej ditës së parë se kërkon në Camp Nou, Memfis Depaj duke skarcuar në këtë formë Luis Suarez.

Kështu, drejtuesit po bëjnë maksimumin për të kënaqur trajnerin e ri, ndërsa nga ana tjetër, Lioni edhe pse në fillim nuk pranoi të bisedonte, tashmë duke parë dëshirën e futbollistit e cila u shtua edhe më shumë pas një telefonte me Kuman, është e gatshme të dëgjojë ofertën.

Barcelona pritet të mos shkojë më shumë se 30 milionë euro, një shifër e cila duhet t’iu mjaftojë francezëve për të lënë të lirë holandezin. Në orët e ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete në këtë drejtim dhe Depaj është vetëm një hap larg bashkimit me Kuman në Barcelonë. /VipSport.al/