sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kërkon një zëvendësues për Muriqin, Fenerbahçe në sulm për yllin e Liverpul

Vedat Muriqi ditën e djeshme iu bashkua Lacios nga Fenerbahçe dhe kjo e fundit ka nisur menjëherë punën për të sjellë një sulmues po aq të aftë në gjirin e skuadrës. Nga Anglia bëjnë me dije se klubi i madh turk ka hyrë menjëherë në bisedime për të siguruar shërbimet e Divok Orixhit.

Ky i fundit ka treguar cilësi mjaft të lartë, por prania e Firminjos në majën e sulmit të skuadrës së Jurgen Klop, ka bërë që të mos ketë shumë minuta në dispozicion dhe si pasojë të kërkojë largimin drejt një ekipi, ku të ketë më shumë hapësira.

Fenerbahçe i siguron atij menjëherë një vend titullari dhe shumë privilegje të tjerë. Megjithatë, duhet të themi se rruga e turqve për të mbërritur të belgu është e gjatë dhe e vështirë për shkak se për 25-vjeçarin interesohen edhe Aston Vila, Brajton, Fulhem dhe Njukasëll nga Premier Liga. /vipsport.al/