sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kërkesa për faljen e gjobave, Duka: Për Tiranën e Vllazninë, ndryshe rrezikojnë falimentin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka treguar sot se një nga kërkesat e Ligës Profesionsite, ajo për të falur gjobat e kamat-vonesat, ishte bërë për të shpëtuar nga falimenti i mundshëm Tiranën dhe Vllazninë. Në “Pressing°, Duka tregoi se si ishte situata aktuale dhe sa rrezikonin klubet e Superiores.

“Vllaznia është shoqëri aksionere me pronare bashkinë. Gjysmën e shumës që ka, më shumë se 120 milionë lekë, e ka rivlerësim të pagesave. Një pjesë e ka nga KLSH, rivlerësim që thotë nuk ke pasur kaq rroga por kaq. Thonë të lehtësohet pjesa e vonesës se nëse e lëmë në atë gjendje rrezikon të falimentojë.

Tirana ka paguar aq shumë borxhe në të shkuarën, të trashëguara nga menaxhimet e bashkive, borxhe futbollistësh e kontratash. Ti hiqet kjo se ndryshe rrezikon të falimentojë. Janë edhe Flamurtari e Luftëtari, janë dy klube në Superiore e dy në Kategorinë e Parë. Nuk ëhtë kërkesë e palogjikshme. Kjo qeveri sa erhdi fali kamat-vonesat e energjise elektrike, a po kërkojnë ndonjë gjë që nuk ka ndodhur? Nëse plotësohet dispozita e ligjit, duhet të shpallin falimentin, kemi rregulla që nuk duhet marrë pjesë në akitivitete në këtë gjendje. Për t’i eliminuar këto, është kërkuar kjo falje e gjobave dhe kamat-vonesave”, tha Duka. /vipsport.al/