sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Iku nga Tirana si kampion, ish-portieri i bardhebluve qëndron në kryeqytet

Edvan Bakaj prej disa sezonesh ishte pjesë e Tiranës, mirëpo sezonin e fundit me siguri e ka përjetuar ndryshe duke qenë se në fund të tij u shpall kampion me bardheblutë. Më pas erdhi edhe ndarja nga kryeqytetasit teksa gardiani me shumë eksperiencë kërkon të provojë një eksperiencë të re ku të ketë edhe rolin e protagonistit.

Së fundmi, portieri pritet të nënshkruajë me Dinamon, teksa ka qenë në stërvitje me këta të fundit. Bakaj ka shërbyer te Dinamo edhe në të kaluarën për gjashtë muaj, megjithatë tashmë vjen me idenë për të ndihmuar klubin të rikthehet në elitë pas disa viteve në Kategorinë e Parë.

Bakaj ka qenë duke vlerësuar oferta të ndryshme në këto kohë, megjithatë blutë duket se e kanë bindur më shumë për ta afruar pranë gjirit të tyre. /VipSport.al/