sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hazard nuk i ndahet “tersi”, belgu dëmtohet sërish, humbet sfidën e parë të sezonit

Eden Hazard duket se nuk do i ndahen dëmtimet. Mediet spanjolle raportojnë se belgu është dëmtuar sërish dhe do të humbasë sfidën e parë të edicionit të ri në La Liga ndaj Real Sociedad në këtë fundjavë. Së fundmi Hazard ishte pjesë e kombëtares së Belgjikës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por nuk arriti të luajë asnjë minutë për shkak se shfaqi probleme në kyçin e këmbës së tij.

Para se t’i bashkohej kombëtares ai dukej se ishte në rrugën e duhur për t’iu bashkuar skuadrës së Zidan, por gjërat kanë ndryshuar shpejt dhe 30-vjeçari tani po stërvitet i veçuar sipas një programi specifik, për të rikuperuar këmbën e tij dhe për ta sjellë lojtarin në formën dhe peshën e duhur, pasi siç dihet, Hazard ka një luhatje të madhe në peshë kur nuk është aktiv.

Kështu, problemet e tij vazhdojnë edhe në këtë sezon, duke konfirmuar tersin, që e ka ndjekur që kur kaloi te Real Madrid verën e shkuar për 100 milionë euro. Hazard luajti në 22 ndeshje sezonin e shkuar, ku arriti të shënojë vetëm një gol. Në Madrid shpresojnë që ai të kthehet në formën e duhur fizike dhe të justifikojë milionat e derdhur për të. /vipsport.al/