sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili: Një mrekulli sikur të luanim në shtëpi dhe me pak tifozë ndeshjen e Play-Off, do ecim përpara

Tiranën e ndajnë 90 minuta apo edhe më shumë nga pjesëmarrja në Ligën e Europës. Bardheblutë me pak fat kanë mbërritur në Play-Off dhe tashmë presin të mësojnë emrin e kundërshtarit që do të kenë përballë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili shpreson në një short të favorshëm, edhe pse e di se në këtë fazë të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Në një intervistë për Vizion Plus, Halili shprehet se do të ishte një mrekulli sikur ndeshjen e cila konsiderohet finale, ta luanin në shtëpi me prezencën e një numri të caktuar tifozësh.

“Dëshira është e madhe që të kemi një kundërshtar jo të fortë. Kjo është një pjesëmarrje e cila ngado që të rrotullohesh kundërshtari do të jetë i denjë. Fakti që seleksionimet vijnë duke u forcuar, skuadrat e lehte eleminohen. Unë jam optimist si person,  sepse shikoj  një skuadër shumë të mirë, shikoj një grup kompakt.

Këtë e kanë treguar dhe në dy ndeshjet që kanë zhvilluar . Ditën e ndeshjes do ta konsideroja dhe një mbështetje nëse do të na binte ndeshja këtu në kryeqytetin  tonë  dhe nëse do ishte dhe pak tifozë do të ishte një mrekulli dhe një fat shumë i madh. Unë kam besim tek kjo skuadër që ne do marshojmë dhe do ecim shumë përpara”, u shpreh Halili. /VipSport.al/