sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjoka: Botoshani është nga më të mirat në Rumani, por nëse jemi të qetë nuk i dihet kush kalon

Shorti i turit të dytë në Ligën e Europës i “dhuroi” Shkëndijes së Tetovës një kundërshtar të sikletshëm duke qenë se bëhet fjalë për rumunët e Botoshanit. Një shqetësim më shumë për të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka është edhe fakti se të enjten në orën 17:45 do të luajnë në transfertë.

Megjithatë në një prononcim për RTSH Sport, trajneri kryeqytetas thekson se ka besimin se nëse ekipi i tij është i qetë mund t’ia dalë të marrë kualifikimin e shumëdëshiruar, pavarësisht cilësisë që kanë kundërshtarët.

“Mendojm që jemi të qetë. Ka vështirësi patjetër se turi i dytë sjell të tjerë kundërshtarë. Botoshani është shumë cilësor dhe nga më të mirat në Rumani. Ka lojtarë që bëjnë diferencën. Dimë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Nëse do jemi të qetë dhe qartë në anën taktike, si dhe të freskët fizikisht, ndeshja do bëhet shumë e vështirë dhe më pas nuk i dihet se kush e kalon turin”, u shpreh Gjoka. /VipSport.al/