sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjici kundër Kokëdhimës: Përdor Ligën për t’u futur në politikë, bombë me sahat për futbollin

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka dalë kundër vendimit të fundit të Ligës për të mos takuar Fidel Yllin, por direkt kryeministirn Rama. Në “Procesi Sportiv” ai akuzoi presidentin e Apolonisë, Koço Kokëdhima, se po synon që nëpëmrjet kësaj lëvizje me Ligën të bëhet faktor politik.

“Ne po flasim për sportin. Presionit i ka ikur koha. Është koha të ulemi në tavolinë me qeverinë. Është e vërtetë që qeveria ka bërë shumë investime në infrastukturë. Ka të drejtë liga për 4 pikat. Jemi për formalizimin e futbollit. Pa mbështetjen e qeverisë nuk e formalizojmë dot. Jam kundër bojkotit, por mbështes uljen në tavolinë.

Qeveria e tha fjalën e saj, pavarësisht se do ishin realizuar në krye të herës. Jemi takuar me kryeministrin, por situata nga COVID dhe tërmeti na ka stepur. Ka ardhur koha të ulemi. Pa negociata, me bojkot nuk zgjidh gjë. Qeveria ka bonsensin të zgjidhë problemet.  Edhe qeveria është koshiente që sporti ka probleme.

Ka një gjë këtu. Problemi i Koços është se kemi president Liboovën. Fidel Ylli , negociatori i qeverisë ka lobuar për sportin është caktuar nga kryeministri dhe kryetari i parlamentit. Çfarë problemi ka nga ai ligji i shkurtit të vitit 2020? E pengon Koço Kokëdhima. Thotë s’duam ty Fidel, por Edi Ramën të bisedojmë.

Jemi unanim për kërkesat. S’mund të vësh kushte pa dëgjuar. Fideli e do sportin më shumë se çdo njeri tjetër në parlament. Këta thonë hajde këtu, jo të shkojmë atje. Kur Koçua thotë duam kryeministrin, do të thotë s’do ta zgjidhësh problemin. Ne kemi interes ta zgjidhim problemin.

Ia kam thënë Koços. Nuk kam qenë prezent në mbledhje e së shtunës, por më pëpara po. Pika 2, neni c, thotë duhet të ulemi me Fidelin, pastaj Fideli t’ia parashtrojë kryeministrit dhe ai të thotë mendimin e tij. Nuk të duam me ty, jo me këtë. Ky zotëria ka marrë mandat. Është i konfirmuar nga kryeministri.

Pse nuk ulen këta? Pse thotë Koçua vetëm me kryeministrin ulemi? Nëse duhet të përdorin Ligën politikisht, kjo është bombë me sahat në futbollin shqiptar. Nuk mund të përdorësh. Koçua do të futet në politikë nëpërmjet Ligës se doli njëherë nga politika. Koçua s’duhej të ishte pjesë e grupit negociator.

Presdienti i Ligës është Libohova, sekretar është Kadia. Të gjithë presidentët e ekipeve të futbollit duhet ta zgjidhin këtë problem se kë duhet të çojnë për negociatorë. Ne mendojmë se 4 pikat janë të drejta. Kjo nuk zgjidhet me presione.

Secili klub ka administratën dhe presidentin e vet. Realisht, klubet kanë nevojë për ta zgjidhur. Edhe ne kemi firmosur. Duhet të negociohet. Minimalisht, me ligjin e Kosovës, ta marrim të zbatohet në Shqipëri”, tha Gjici. /vipsport.al/