sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Futbollisti i Real Madrid kërkon t’i shkojë deri në fund kontratës, refuzon ofertën e majme nga Katari

Lukas Vaskez ka edhe një vit të mbetur në kontratë me klubin e Real Madrid. Për futbollistin nuk ka pasur negociata për rinovim, ndërsa Los Blancos ishin të gatshëm ta shisnin në këtë verë duke qenë se trajneri Zinedin Zidan nuk e llogarit si një element thelbësor të organikës së tij.

Për spanjollin së fundmi kishte një ofertë nga Katari, një ofertë e majme duhet thënë nga e arabëve, megjithatë Vaskez ka refuzuar këtë opsion.

Anësori i djathtë që përshtatet si në fazën ofensive, po ashtu edhe në atë defensive, në vazhdim të merkatos pritet të marrë oferta të tjera, porgjithsesi duket i bindur për t’i shkuar deri në fund aventurës me Real Madrid. Kështu, Vaskez kërkon të luftojë për pozicionin e tij në skuadër dhe është i bindur se mund t’ia dalë të fitojë besimin e Zidan në mundësitë që do t’i jepen përgjatë sezonit. /VipSport.al/