sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ekskluzive / Tirana synon të shesë Çelhakën, negocion me një argjentinas për mesfushën

Ndeshja në play-off të Ligës së Europës mund të jetë e fundit për Jurgen Çelhakën me fanellën e Tiranës. Mesfushori ka marrë disa oferta nga klube të huaja dhe bardheblutë tashmë po marrin seriozisht në konsideratë idenë e shitjes së futbollistit të talentuar për të mbushur arkat me të ardhura të rëndësishme. Por jo vetëm kaq. Ka nisur menjëherë puna edhe për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe me sa duket është piketuar një argjentinas për të zënë vendin e lojtarit të përfaqësueses Shpresa.

VIP Sport ka mësuar se prej disa ditësh, me ndërmjetësimin e Agustin Torasa, klubi është në kontakte me një mesfushor 27-vjeçar argjentinas, Tomas Urruti. Ai luan pikërisht si mesfushor me tipare mbrojtëse, një futbollist që do të zëvendësonte Çelhakën në sezonin e ardhshëm në radhët e bardhebluve.

Urruti ka luajtur në fillimet e tij me Indipendienten në Argjentinë, pastaj me kategoritë më të uëlta dhe u zhvendos në Itali, ku prej disa vitesh luan në seritë e ulta. Gjatë verës ai kishte si opsion largimin nga Italia, me oferta nga Katari e SHBA, por u kontaktua nga Tirana, me Torasën në rolin e ndërmjetësit. Marrëveshja nuk është finalizuar ende, por palët janë në bisedime dhe mendohet se shumë shpejt do të ketë edhe një firmë në kontratën mes palëve për të bërë Urruti mesfushorin e ri të bardhebluve. /vipsport.al/