sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Duka i përgjigjet Gjicit: Nuk është president i Kukësit. Na përdorin partitë politike

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është përgjigjur deklaratave të Safet Gjicit se Koço Kokëdhima po e përdorte politikisht qëndrimin e Ligës. Në “Pressing”, Duka ka bërë ironi me drejtuesin e Kukësit duke aluduar se edhe ai po mundohej të bënte të njëjtën gjë.

“Gjici thote se Koço do të futet në politikë me Ligën? Safeti ndoshta do të fitojë kredo politike me këtë. Ose edhe Koço. Puna është a janë apo nuk janë të drejta kërkesat, a do Safeti një shtrat më të mirë për futbollin apo nuk e do. Ne jemi një vend i vogël dhe patjetër edhe mund të bashkohen me interesa politike. Por Safeti nuk është president i Kukësit, kështu është deklaruar vetë. Ai është kryetar Bashkie, por edhe miku im”, zbuti pastaj tonet Duka.

I pyetur nëse poltika e shfrytëzonte futbollin për interesat e saj, Duka nuk e ka mohuar një gjë të tillë. “Ne nuk e pranojmë, por ka raste që na përdorin partitë. Do mundohemi të na përdorin sa më pak”, ishin fjalët e tij. /vipsport.al/