sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

COVID te Milani para ndeshjes në Europë, futbollisti përfundon në karantinë

Java e ndeshjes në Ligën e Europës ndaj Shamrok Rovers ka gjetur në alarm Milanin që duket se po përballet me një infektim me COVID-19 të një futbollisti. Bëhet fjalë për sulmuesin Rafael Leao, i cili është në karantinë dhe nuk është stërvitur me skuadrën në këtë periudhë.

Ka qenë vetë futbollisti në një bashkëbisedim me një ndjekës në rrjetet sociale, ai që ka treguar se është i dyshuar se mos ka koronavirus. Ai është izoluar dhe në karantinë të plotë, duke mos qenë në dispozicion për ndeshjen e të enjtes ndaj Shemrok Rovers.

Ndërkohë, janë kryer të gjithë tamponët në klube dhe askush tjetër nuk ka rezultuar pozitiv. Megjithatë, kjo situatë ka rritur gatimshërinë te kuqezinjtë të cilët nuk duan të humbasin elementë të tjerë të rëndësishëm të ekipit për të evituar surpriza të pakëndshme në Europë, që është një objektiv i rëndësishëm i klubit. /vipsport.al/