sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Akord mes Romës dhe Napolit, sulmuesi kalon në radhët e kryeqytetasve

Napoli arrin më në fund të gjejë një sistemim për Arkadius Milik. Sulmuesi polak nuk do të gjente hapësira në sezonin e ri, pas afrimit të Osmihen e për këtë arsye, napolitanët e kishin nxjerrë në shitje, edhe pse nuk po gjenin një skuadër të gatshme të merrte lojtarin.

Në ditët e fundit, në skenë doli Roma dhe marrëveshja me klubin verdhekuq u sigurua me shpejtësi. Kryeqytetasit kërkojnë pasardhësin e Xhekos e Milik duket se është lojtari i cili përshtatet më shumë me idetë e trajnerit Fonseka. Sipas mediave italiane, transferimi i lojtarit është shumë pranë finalizimit, pasi dy klubet kanë gjetur akordin financiar mes tyre.

Roma do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa 5 milionë euro të tjera do të vendosen si bonuse në varësi të rendimentit të tij dhe nëse klubi arrin të kualifikohet në Ligën e Kampioneve në fund të sezoneve në vijim. /vipsport.al/