sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Teuta ruan boshtin e ekipit, durrsakët rinovojnë me gjashtë titullarë

Teuta e sezonit të ardhshëm nuk do të ketë shumë ndryshim nga kjo e edicionit të sapombyllur. Durrsakët ditën e sotme kanë njoftuar rinovimin e kontratës me plot gjashtë titullarë, marrëveshjet e të cilëve kishin përfunduar këtë verë. Të gjithë kanë firmosur kontrata njëvjeçare.

Bie në sy rinovimi i Lorenco Vilës me kontratë afatshkurtër, teksa ai konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të Superiores dhe durrsakët mund ta humbin me parametra zero sezonin e ardhshëm. Ndërkohë Avdyli, i cili u përfol shumë për një kalim te Feronikeli në Kosovë ka vendosur të vazhdojë edhe për një sezon në Durrës.

POSTIMI I KLUBIT TË TEUTËS:

“KF Teuta ka dëshirë t’ju informojë se ka arritur marrëveshjen edhe për një sezon me këta lojtarë: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit dhe për sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistëve kanë bërë që drejtuesit e skuadrës blu të vijojnë më tej bashkëpunimin me këta lojtarë. Dje lojtarët ka nënshkruar kontratën e re dhe do vazhdojnë të mbajnë të veshur fanellën e skuadrës së Teutës edhe për sezonin e ardhshëm.” /vipsport.al/

more recommended stories