sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare / Projekti i ri në Shkodër nuk e bind, portieri i Vllaznisë firmos për Laçin

Tifozët e Vllaznisë presin një projekt të rëndësishëm për të ardhmen e kuqebluve por deri tani vetëm po shohin largime futbollistësh të spikatur nga radhët e kuqebluve. Pas brazilianëve Hygor e Zhunior, Vllaznisë i ka dhënë lamtumirën sot në mënyrë të papritur edhe një nga emrat e perspektivës, portieri Alen Sherri.

Ky i fundit mendohej se do të ishte një nga pikat kyçe të ekipit sa i përket projektit të ri që po ndërtohet në Shkodër, por duket se ai nuk e ka bindur gardianin i cili i ka dhënë lamtumirën shkodranëve, duke u transferuar nën urdhërat e një trajneri që e njeh mirë, Armando Cungut, në radhët e Laçit.

Te kurbiansit, ai do të jetë në konkurrencë me Stazhillën për një fanellë titullari, një alternativë më shumë për Cungun para ndeshjes të Ligës së Europës dhe një mundësi e mirë për Sherrin që të tregojë vlerat e tij edhe në arenën ndërkombëtare. /vipsport.al/