sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare, mbrojtësi që u largua nga Bylisi firmos në Kosovë

Mbrojtësi i majtë, Ardit Peposhi që në dy vitet e fundit ka qenë titullarë dhe një nga lojtarët e spikatur të Bylisit, do të jetë pjesë e Llapit në Kosovë për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshjen mes palëve e ka zyrtarizuar vetë klubi kosovar, të cilët shprehen se kanë mbyllur gjithçka për një kontratë një vjeçare.

Kujtojmë që, Peposhi zhvilloi 31 ndeshje me Bylisin këtë sezon ku arriti të shënojë 2 gola. Ja postimi që kanë bërë llapjanët pak minuta më parë duke zyrtarizuar edhe kuksianin që ka luajtur me ekipet më të mira të elitës si: Partizani, Tirana, Teuta, Bylisi, Korabi etj…

E.S./Vipsport.al/