sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Lokomotivës i shtohet një tjetër shqiptar, një talent nga Shkupi zëvendëson Uzunin

Lokomotiva Zagreb vazhdon të përqendrohet te lojtarët shqiptarë. Kryeqytetasit shitën Myrto Uzunin në Hungari te Ferencvarosh për shifrën e 1.8 milionë eurove dhe më pas iu desh ta zëvendësonin me një tjetër talent po me aq cilësi.

Nënkampionët e Kroacisë nuk u ndahen shqiptarëve dhe pas Kallakut, një tjetër është shtuar në organikën e tyre. Xhemal Ibishi do të jetë lojtari, që do mundohet të zëvendësojë Uzunin. 19-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Vardarit dhe tashmë ka mundësi të jetë pjesë e një “vitrine” më të madhe.

Lojtari nga Shkupi sezonin e shkuar nuk luajti shumë, por aq kanë mjaftuar për të bindur skautët e Lokomotivës. Djaloshi u shfaq 13 herë në fushën e lojës për skuadrën maqedonase dhe arriti të shënojë dy gola. Pas firmës mbi kontratë i riu foli edhe për synimet e tij në ekipin e ri.

“Kam ardhur të ndihmoj ekipin për të fituar titullin kampion. Është fantastike që do të luajmë në Champions League dhe do të japim gjithçka për t’u paraqitur sa më mirë. Kam ndjekur gati gjysmën e ndeshjeve të Lokomotivës sezonin e kaluar, më pëlqen stili i futbollit që luan kjo skuadër. Ardhja këtu është një trampolinë e mirë për mua”, u shpreh Ibishi. /vipsport.al/