sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Laçi siguron portën për vitin e ardhshëm, i riu firmos edhe për dy vite

Laçi duket se fillimisht dëshiron të përforcojë portën pas largimit të sigurt të Dimitri Stazhilla, i cili ka mbrojtur portën e kurbinasve gjatë sezonit, që sapo u mbyll. Mbrëmjen e djeshme kurbinasit njoftuan marrëveshjen për afrimin e Alen Sherrit dhe shkodrani pritet të bashkohet nesër në stërvitje me laçjanët, pavarësisht se Vllaznia po punon për ta rikthyer ne Shkodër.

Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe qëndrimi i portierit të dytë, Edmir Sali. Vlonjati nuk ka luajtur shumë gjatë sezonit të shkuar, por Laçi i vlerëson aftësitë e tij dhe ka vendosur të rinovojë me të edhe për dy vite. 23-vjeçari këtë sezon luajti vetëm një ndeshje me Laçin, atë të fundit të kampionatit ndaj Teutës dhe spikati, duke i pritur një penallti Rubin Hebajt në fundin e ndeshjes.

“Portieri Edmir Sali rinovon kontratën dhe për dy vite të tjera me klubin tonë. I urojmë suksese të mëtejshme”, shkruan klubi kurbinas në faqen zyrtare të klubit në “Instagram”. /vipsport.al/