sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Kundërshtarët e Laçit në Europë tashmë kanë “informator”, firmosin me ish-sulmuesin e Vllaznisë

Kundërshtari i Laçit në raundin e parë të Europa League do të jetë skuadra nga Azerbajxhani, Keshla. Kurbinasit do të udhëtojnë drejt Bakusë, ku do të ndeshen në shtëpinë e kundërshtarëve. Mbrëmjen e djeshme Keshla ka zyrtarizuar afrimin e Silvio Zhunior, i cili para pak ditësh u largua nga Vllaznia, ku ishte një nga lojtarët kryesorë.

Braziliani ka firmosur kontratë njëvjeçare me skuadrën azere dhe do të jetë i disponueshëm ndaj Laçit, ku pritet të luajë për shkak se është një kundërshtar, që e njeh mjaft mirë. Zhunior gjithashtu do të jetë një “informator” shumë i mirë i skuadrës nga Bakuja rreth karakteristikave dhe lojtarëve të spikatur të kurbinasve.

Kujtojmë se Keshla më parë quhej Inter Baku dhe është ndeshur me Laçin në vitin 2015, kur arrinte të kualifikohej falë një goli në fushë kundërshtare, pas barazimit 0-0 në Baku dhe 1-1 në Laç. Tani situata është ndryshe, pasi mungojnë tifozët dhe do të luhet me ndeshje teke për shkak të pamundësive të lëvizjes prej pandemisë. /vipsport.al/