sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Kleandro Leshi zgjidh të ardhmen, mesfushori firmos me Kartahenën në Segunda Division

Kleandro Lleshi do të vazhdojë të qëndrojë në Spanjë. Mesfushori nga Lezha sezonin, që sapo u mbyll e kaloi i huazuar te Fuenlabrada dhe Rekreativo Huelva, por më pas kaloi lojtar i lirë dhe vendosi të mos vazhdojë me Huelvan, por të shohët për një tjetër destinacion. Me fundin e aventurës te Huelva 21-vjeçarit i përfundoi kontrata te Leganes, që zotëronte kartonin e tij deri këtë verë.

Kështu, lojtari i shpresave ka qenë i lirë për të vendosur rreth të ardhmen së tij. Ditën e sotme ai është zyrtarizuar te skuadra e Kartahena, që luan në Segunda Division, liga e dytë për nga rëndësia në Spanjë. Lleshi ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe do synojë të rikthehet fuqishëm, pasi një dëmtim dhe më pas pandemia nuk e lejuan të riun të bënte hapa përpara në karrierrë gjatë këtij sezoni të pazakontë. /vipsport.al/