sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Kastrioti konfirmon rinovimin me tre titullarë, në Krujë për qëndrimin në elitë

Kastrioti ka hyrë në merkato dhe është munduar të bëjë afrime cilësore, teksa po punon edhe me rinovimet e titullarëve të edicionit që sapo u mbyll. Krutanët ditën e sotme kanë zyrtarizuar shtyrjen e kontratave me tre nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Emiliano Çela, Lukman Husein dhe Rei Nuriu kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre te Kastrioti dhe sezonin e ardhshëm do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në Kategorinë Superiore. Trajneri Ramazan Ndreu i gëzohet këtyre rinovimeve, teksa në javët në vazhdim priten edhe përforcime të tjera në kampin e krutanëve.

“Emiliano Çela, Lukman Husein dhe Rei Nuriu, rinovojnë me Kastriotin edhe për sezonin në vazhdim. Ju urojmë suksese me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kastriotit. /vipsport.al/

more recommended stories