sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Eliminimi në Champions peshon rëndë, Mauricio Sarri shkarkohet nga drejtimi i Juventus

U mor vesh pak më parë dhe tashmë është zyrtare. Mauricio Sarri nuk do të vijojë të jetë në krye të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Aventura e italianit në Torino ka zgjatur vetëm një vit dhe është kurorëzuar me fitimin e Serie A të nëntë rresht, që për drejtuesit e klubit është e pamjaftueshme.

Eliminimi i mbrëmshëm ndaj Lionit në 1/8-at e Champions League ka peshuar rëndë dhe Anjeli e Nedved janë bindur të shkarkojnë trajnerin italian nga stoli bardhezi. Shkarimin e ka zyrtarizuar klubi në rrjetet sociale nëpërmjet një deklarate të shkurtër, ku falenderon trajnerin për aq sa qëndroi në Torino.

“Klubi i Juventus njofton se Mauricio Sarri është liruar nga pozicioni i tij si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falenderojë trajnerin, i cili shkruajti një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulminacionin e një udhëtimi personal, që e ka bërë atë të ngjitet në gjitha kategoritë e futbollit italian”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Kandidati kryesor për të zëvendësuar Sarrin është Mauricio Poçetino, teksa flitet edhe për Zinedin Zidan dhe Simone Inzagin. /vipsport.al/