sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: E konfirmon vetë portieri, Avdyli e mbyll me Kukësin

Ilir Avdyli këtë sezon te Kukësi e nisi si zgjedhje e parë e Duros, por dalëngadalë e humbi besimin e trajnerit dhe vendin e tij e mori Dashamir Xhika. Ky fakt sigurisht që nuk i ka pëlqyer 30-vjeçarit, i cili priti fundin e sezonit për të përfunduar kontratën me verilindorët dhe kërkuar për një tjetër skuadër, ku të jetë zgjedhje e parë.

Largimi i tij ishte i ditur dhe Kukësi vendosi të marrë Anglelos Tafa, duke e ditur largimin e gardianit nga Podujeva. Ditën e sotme ish-portieri i Shkëndijës e Kamzës ka konfirmuar mbylljen e bashkëpunimit me Kukësin në rrjetet sociale, ku shkruan: “Faleminderit për të gjitha FK Kukësi dhe shumë suksese në vazhdim”.

Prej javësh për Avdylin interesohet Feronikeli dhe në ditët në vazhdim pritet të kemi të reja në lidhje me këto tratativa. Ndeshja e fundit që ai ka luajtur ka qenë ndaj Vllaznisë, ku përveç faktit se Kukësi u mund, Avdyli bëri një nga paraqitjet më të mira, duke evituar gola të sigurt. /vipsport.al/