sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Djali i trajnerit dhe një mbrojtës, Egnatia merkato për Superioren

Egnatia sezonin e ardhshëm dëshiron të luftojë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore. Klubi rrogozhinas vendosi në krye të skuadrës një trajner me mjaft eksperiencë, Gugash Maganin. Ditën e djeshme u zyrtarizua Ndriçim Shtubina dhe sot janë afruar dy lojtarë të tjerë të njohur.

Sulmuesi dhe djali i trajnerit Magani, Arturi ka gjetur akordin me rrogozhinasit dhe ka firmosur kontratë për dy vite, me opsionin e rinovimit edhe për një sezon. Sezonin e fundit Magani u aktivizua te Ballkani ku nuk mundi të zërë vend titullari në formacionin e Munishit dhe u largua. Tashmë për herë të dytë në karrierë do të vihet nën urdhërat e babait të tij.

Afrimi tjetër është Mario Teqja. Mbrojtësi ishte pjesë e Erzenit dhe Gugash Magani ka vendosur ta afrojë dhe ta vendosë nën urdhërat e tij, me qëllim për të ngjitur ekipin në elitën e futbollin tonë. 24-vjeçari ka firmosur kontratë të njëjtë me Artur Maganin.

“Artur Magani dhe Mario Teqja nënshkruajnë me FK Egnatian. Sulmuesi Artur Magani dhe qendërmbrojtësi Mario Teqja janë dy përforcimet e radhës të FK Egnatias në merkato. Teqja dhe Magani, pasi arritën akordin me presidentin Agim Demrozi, kanë firmosur kontratat e tyre 2+1 me FK Egnatia, duke besuar tek projekti i nisur me trajnerin Gugash Magani”, shkruhet në deklaratën e klubit rrogozhinas. /vipsport.al/

more recommended stories