sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Brdariç trajneri i ri i Vllaznisë, surprizën e bën Elvis Plori

Tomas Brdariç është trajneri i Vllaznisë, prej ditësh ishte konfirmuar, por mesditën e sotme është prezantuar në zyrat e klubit shkodran. 45-vjeçari ka një karrierë shumë të mirë si futbollist (Bajer Leverkuse, Volsburg, Shtutgart), teksa ende nuk ka arritur të korrë sukses të rëndësishëm si trajner.

Për disa muaj ai ka qenë trajneri i Shkëndijës dhe Vllaznia do të jetë aventura e dytë shqiptare e kroato-gjermanit, i cili vjen si sugjerim i drejtorit sportiv, Matko Djarmati. Përveç Shkëndijes, Brdariç ka provuar të drejtojë edhe në nivelet e ukëta të futbollt gjerman.

Vllaznia ka prezantuar edhe stafin e trajnerit të parë. Surpriza e madhe quhet Elvis Plori. Ish-tekniku i Besëlidhjes, i cili arriti deri në çerekfinale të Kupës këtë sezon i ka dhënë lamtumirën lezhjanëve dhe është bërë pjesë e projektit të ri të skuadrës së qytetit të tij të lindjes, ku do të jetë krahu i djathtë i Brdariç.

Stafi formohet nga dy shkodranë të tjerë, të cilët ishin edhe pjesë e stafit të Hysen Dedjes. Ideal Lekiqi dhe Safet Osja do të plotësojnë stafin teknik të Vllaznisë, e cila tëshmë mund të nisë punën për afrimin e lojtarëve, duke nisur nga porta, duke parë se Sherri u iku nga duart dhe largimi i Hygor e Zhunior ka krijuar boshllëqe mjaft të mëdha. /vipsport.al/

more recommended stories