sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zidan tregon pse nuk është Bejl kundër Mançester Sitit: Ai preferoi që të mos luante

Garet Bejl ka preferuar vetë që të mos udhëtojë drejt Anglisë për të luajtur me Real Madrid kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve. Konfirmimin e ka dhënë Zinedin Zidan, i cili në konferencën e sotme për shtyp tregoi se ishte një zgjedhje e uellsianit ajo për të qëndruar jashtë këtij dueli.

“Po ua shpjegoj. Në fund thuhen shumë gjëra. Kemi një marrëdhënie respekti mes një trajneri dhe një lojtari, kjo është e qartë. E vetmja që mund të them është se ai ka preferuar që të mos luajë, asgjë më shumë. Çdo gjë tjetër është mes meje dhe tij”, tha Zidan para gazetarëve.

I pyetur nëse ishte çështje personale kjo mungesë e uellsianit, Zidan konfirmoi. “Po, e thashë edhe më pare. Asgjë më shumë. Pjesa tjetër është bisedë mes një lojtari dhe trajnerit që nuk do e tregoj këtu. A u zhgënjeva nga Bejl? Jo. Respektoj shumë Bejl dhe të gjithë lojtarët. Gjërat e dhomave të zhveshjeve duhet të mbeten mes lojtarëve dhe trajenrit.

A ka të ardhme këtu? Nuk e di. Tani është lojtar i Real Madrid. Nuk ndryshon asgjë dhe e respektoj vendimin. Ai preferoi të mos luante, është e vetmja gjë që mund të them. Të gjithë ne që jemi këtu përqendrohem vetëm te ndeshja e nesërme, asgjë më shumë”, tha tekniku. /vipsport.al/