sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zgjidhen më të mirët e Kroacisë, në 11-she njëri prej “Bandës së Shqiptarëve”

“Banda e Shqiptarëve” të Lokomotivës është padyshim më e përfolura në futbollin kroat, teksa lojtarët si Kastrati, Uzuni, Çokaj, Tuçi e Mërsinaj ndihmuan shumë në kualifikimin e skuadrës së tyre në Champions League. Pas mbylljes së sezonit, si gjithmonë zbardhen të spikaturit, ku formohet formacioni i gjithë sezonit.

Nuk kishte sesi të mos mungonte njëri prej shqiptarëve të Lokomotivës, me trajnerët dhe lojtarët, që kanë vendosur se Kastrati është anësori i djathtë më i mirë i kampionatit kroat. Në formacionin më të mirë është zgjedhur edhe një tjetër lojtar i Lokomotivës. Ai është kapiteni i skuadrës, Denis Kolinger.

Kastrati ka qenë një nga më të mirët e skuadrës së Lokomotivës këtë sezon, duke gjetur rrjetën plot 11 herë dhe dhuruar shtatë asiste. Një sezon mjaft i mirë ky për 21-vjeçarin, që është edhe i fundit me “të vegjlit” e kryeqytetit, pasi edicionin e ardhshëm talentin e Kosovës do e shohim të mbrojë ngjyrat e Dinamo Zagreb. /vipsport.al/