sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zëvendëstrajneri i Kombëtares me një medalje Championsi: Bravo Gjimshiti, ka fituar vetëbesim

Serxhio Porrini, ndihmëstrajneri i përfaqësueses shqiptare, i përket brezit të fundit të futbollistëve që kanë fituar Ligën e Kampioneve me Juventusin. Por tani ish-mbrojtësi është ndër të parët që thekson se favorite për turneun është Atalanta, e cila nuk ka asnjë lloj trysnie dhe dhuron një futboll shumë të bukur.

Skuadër në të cilën po shkëlqen gjithnjë e më shumë si një pikë fikse një futbollist shqiptar, Berat Gjimshiti, për të cilin ai kishte vetëm fjalë të mira në një intervistë për mediat përtej Adriatikut.

“Gjimshiti është rritur mendërisht, ka fituar ndërgjegjësim, vetëbesim. Bravo. Është një pikë fikse. Nëse do të isha përsëri një futbollist, do të dëshiroja që të më stërviste Gasperini, me të përmirësohesh gjithmonë”, deklaroi Porrini, i cili ka veshur për disa vite fanellën e skuadrës bergamaske. /vipsport.al/