sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ze Maria për “The Guardian”: Tirana kishte probleme të mëdha, por u fitova trofe

Zhoze Marcelo Ferreiro, i njohur nga të gjithë thjesht si Ze Maria, vështirë se do ta harrojë ndonjëherë eksperiencën e tij shqiptare. Braziliani u ul për një vit e gjysmë në pankinën e Tiranës, duke drejtuar bardheblutë në vitin e pare në histori në Kategorinë e Parë, për t’i kthyer pa shumë probleme në Superiore e duke vënë bazat që emra si Kobinah e Ngo të bëheshin pjesë e skuadrës që u shpall kampione, pa harruar këtu mundësitë që u dha të rinjve si Ismajlgeci e Çelhaka për të debutuar me ekipin.

Por ka qenë një aventurë mes shumë vështirësish, siç tregoi ai në një intervistë të gjatë të dhënë së fundmi për të përditshmen britanike “The Guardian”. Ze Maria ka përshèkruar etapat e karrierës së tij, si futbollist e si trajner, duke u ndalur edhe te ajo në Shqipëri.

“Unë punova te Tirana, klubi më i madh në vend që kishte rënë në kategorinë e dytë. Ata nuk kishin rënë asnjëherë më parë dhe kishin probleme të mëdha. Por ne fituam kampionatin e kategorisë së dytë dhe Superkupën e Shqipërisë”, kujton Ze Maria këtë etapë të tijën në vendin tonë, duke e cilësuar të suksesshme.

Në fakt, pas atij sezoni, Ze Maria zgjati shumë pak në drejtimin e Tiranës në Superiore, i larguar pasi ekipi nuk ishte në gjendje të luftonte për majat e klasifikimit dhe gjendej shumë larg pretendimeve e kreut. Situatë e cila pavarësisht largimit të brazilianit nuk ndryshoi, pasi edhe nën drejtimin e Ardian Memës i cili vijoi në stol pas tij, bardheblutë vuajtën deri në fund dhe siguruan me vështirësi mbijetesën në Superiore. /vipsport.al/