sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Xhaferi zbuloi që do prezantohet nesër, “Vip Sport” mëson drejtorin e ri të Vllaznisë

“Po jap një lajm të mirë. Do jetë i huaj drejtori sportiv, e njeh shumë kampionatin. Nesër dalim me njoftim zyrtar”, këto ishin fjalët e sponsorizuesit kryesor të Vllaznisë së sezonit të ardhshëm, biznesmenit Alban Xhaferi për “Abc News”. Nga burime pranë klubit “Vip Sport” mëson se drejtori sportiv i Vllaznisë do të jetë Matko Djarmati.

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Dinamos e Besës së Kavajës është ambientuar shumë me vendin tonë dhe shpenzon shumë kohë në Shqipëri, teksa shpesh herë e kemi parë të japë mendimet e tij rreth futbollit tonë si opinionist në emisionet sportive. Tani do e shohim në terren me një mision të qartë: të sjellë emrat e duhur për të ngjitur Vllazninë në majën e futbollit tonë, të cilën shkodranët nuk e arrijnë që nga 2009-ta, kur luftonin për titullin ndaj Tiranës.

Ditën e nesërme do të prezantohet dhe në vazhdim pritet të shohim se cilët do të jenë lojtarët, që do të afrohen në gjirin e Vllaznisë, e cila është e dënuar që sezonin e ardhshëm, të paktën të mos luajë për të shmangur vendin e tetë, por të luftojë për një vend në Europa League, çka do i jepte frymëmarrje edhe për financat e klubit dhe do i hapte rrugën investimeve më të mëdha. /vipsport.al/

 

more recommended stories